Pasi denoncoi gafën e rëndë të Policisë së Shtetit, Artan Hoxha nxjerr foton: Ja pra si qëndron e vërteta

0
371

Ditën e djeshme, Policia e Shtetit publikoi edhe listën e 17 personave më të kërkuar dhe të rrezikshëm në qarkun e Fierit.

Megjithatë, ndër to ra në sy të gazetarit Artan Hoxha një gabim i përsëritur i policisë, duke e cilësuar si të shpallur në kërkim për vrasje një person me emrin Sokol Hoxha, por me fotografinë e një personi tjetër që s’kishte lidhje me këto krime. Madje, ai rastis të ishte një shok i vjetër i gazetarit dhe sipas tij është një bletërritës.

Pas denoncimit, duket se policia ka reflektuar, duke hequr foton e Sokolit bletërritës dhe duke e zëvendësuar me atë të personit që është në të vërtet në kërkim.

“Ja pra që krisma nuk ka patur, edhe në ka patur ato kanë qenë diku larg…

Pasi publikova faktin se ishte bere nje gabim trashanik ne listen e personave ne kerkim per qarkun e Fierit, Policia e Shtetit ka reaguar duke korrigjuar veten.

Pra qe te jemi te qarte, personi i denuar me 25 vite burg per vrasje dhe qe eshte ne kerkim prej afro 2 dekadash, eshte Sokol Kadri Hoxha nga Patosi(ne foton e pare) dhe jo Sokol Kadri Hoxha nga Skrapari(ne foton e dyte).

Kete radhe shpresojme qe pas 16 vitesh se paku foto e Sokolit nga Skrapari te jete hequr perfundimisht nga sistemi i Policise se Shtetit per personat ne kerkim, dhe me ne fund policia ta kete te qarte se kush eshte Sokoli i vertete qe kerkohet per vrasje…”, shkruan Artan Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here