NASA nis ndërtimin e pasardhësit supersonik të Concorde

0
484
NASA në bashkëpunim me Lockheed Martin kanë nisur ndërtimin e avioni të gjeneratës së ardhme të udhëtimit supersonik për pasagjerë. Modeli X-59 do të ketë shpërthime sonore të reduktuara në mënyrë që të fluturojë mbi tokë.
“Nisja e këtij projekti është një hap i madh përpara për fluturimet e qeta komerciale supersonike,’ tha Peter Iosifidis, drejtues programi i Lockheed Martin.
“Dizajni i gjatë e i hollë ka hyrë në fazën e prodhimit”, shtoi duke argumentuar se të dhënat do të përdoren nga NASA për caktimin e standardeve të zhurmës së fluturimeve.
X-59 do të fluturojë rreth 18 km mbi tokë me shpejtësi 1500 km në orë ndërsa zhurma e perceptuar në tokë do të jetë 75 decibel aq sa e një dere që mbyllet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here