Kremlini: Taksat ndaj produkteve serbe duhet të hiqet menjëherë

0
443
Ministria e Jashtme ruse tha sot se Bashkimi Evropian duhet të ndikojë urgjentisht tek autoritetet e Kosovës që menjëherë të hiqet taksa ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.
Në komunikatë rikujtohet fakti se Kosova duke shkelur obligimet e saj që dalin nga marrëveshja për tregti të lirë.
“BE si ndërmjetësues në dialogun Prishtinë-Beograd, duhet të ndikojë tek autoritetet e Kosovës që sa më parë të hiqet ky vendim ilegal, i cili sjell përkeqësim të gjendjes në Ballkan”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme ruse.
Moska e përshkruan provokimin e Prishtinës si një shenjë tjetër e shtetësisë jolegjitime të Kosovës.
“Dhjetë vende tashmë e kanë tërhequr vendimin e tyre për njohje të pavarësisë së Kosovës”, thuhet më tutje.
“Ne kërkojmë për durim nga ana e Beogradit në zhvillimin e ngjarjeve dhe dëshirën për t’u ulur tensionet”, ka përfunduar kjo ministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here