Aksioni i policisë në Mitrovicë/ Njësitë Speciale bastisin banesën e politikanit serb (EMRI)

0
409

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë bastisur sot në mëngjes shtëpinë e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç.

Ai është kërkuar me urdhër të prokurorit në kuadër të një operacioni arrestimesh që ka të bëjë me vrasjen e ish-liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç, në janar të këtij viti.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, nuk ka pranuar të konfirmojë nëse shtëpia e Radoiçiçit ka qenë cak i Policisë.

Ai ka thënë se tre persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e Ivanoviçit, ndërsa një i katërt për shkak të pengimit të Policisë në kryerjen e detyrave të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here