Alban Hoxha në burg, ja ku fotografohet Çiljeta

0
861

Kapiteni i Partizanit, futbollisti Alban Hoxha është arrestuar nga policia ditën e djeshme pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tij.

Hoxha është arrestuar  në orët e para të mëngjesit në afërsi të Parlamentit, në rrugën “George W Bush”, në Tiranë.

Ditën e sotme pritej që ai të merrte në Gjykatë masën e sigurisë, por gjyqi u shty për ditën e nesërme në orën 10:00 duke e lënë në paraburgim edhe për 24 orë portierin e Partizanit.

Gjatë kësaj kohe në ambientet e Gjykatës është parë edhe partnerja e tij, këngëtarja Çiljeta Xhilaga. Sipas “Panorama Sport” ajo ka qënë atje si mbështetje për të dashurin e saj dhe ka hedhur poshtë të gjithë zërat për ndarjen e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here