NASA bën paralajmërimin, zbulon se çfarë do të ndodhë ditën e sotme

0
485
Ditën e sotme (e hënë, 26 nëntor) një ngjarje e madhe pritet të ndodhë. Anija kozmike InSight do të shkëputet nga Toka për të studiuar për herë të parë brendësinë e thellë të planetit Mars, një udhëtim ky i gjatë më shumë se 300 milionë milje.
Eksplorimi do të godasë atmosferën e Planetit të Kuq me 19,800 kilometra në orë dhe do të ngadalësohet deri në 8km/h në tokën marsiane. Ngadalësimi duhet të ndodhë në vetëm 7 minuta!
Për herë të parë që nga koha kur u krijua planeti, 4.5 miliardë vjet më parë, krijohet një anije kozmike e aftë për të realizuar në Mars një kontroll të plotë dhe të detajuar. Eksploruesi robotik do të studiojë koren, mantelin dhe qendrën e tokës marsiane.
Pse Marsin? Disa nga arsyet e këtij zbulimi të madh lidhen me misionet e mëparshme ku janë ekzaminuar karakteristika si kanione, vullkane, shkëmbinj etj shkruan CNN.
Rreth 80 evente do të organizohen në mbarë botën për të parë live nisjen e InSight. NASA Television paralajmëron të gjithë të interesuarit se do të ofrojë mundësinë për shumë shikues, ndërkohë që një pjesë e mirë mund ta shohë fluturimin nëpër platformat e mediave sociale, të cilat pasqyrojnë gjithë ç’po ndodh në kohë reale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here