Burri i shpallur në kërkim si personi kyç i ngjarjes në ish-Bllok, çfarë bënte dje Suada Sherifi (FOTO)

0
2421

Suada Sherifi, ish-Miss Shqipëria që prej dy vitesh është bërë nënë e një vajze, së cilës i është dedikuar tërësisht.

Ditën e sotme në media u bë publik lajmi se bashkëshorti i saj Eldi Dizdari është shpallur së fundmi në kërkim nga policia, për masakrën e ndodhur më 4 tetor në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.

Suada është martuar rreth një vit më parë me Eldi Dizarin. Në emisionet televizive ku ka qenë e ftuar Suada është shprehur gjithmonë shumë e emocionuar për bashkëshortin dhe ka treguar marrëdhënien e tyre të veçantë.

Në një kërkim në Instagram të Suadës, shohim se ditën e djeshme ajo ka publikuar disa foto me të bijën në sheshin Skënderbej. Ajo ngjan e lumtur krah vogëlushes teksa pozojnë pranë pemës së madhe në qendër të Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here