Gjendja e Schumacher, kryepeshkopi jep lajmin që prisnin të gjithë

0
400

Michael Schumacher ka filluar të ndjejë prezencën e njerëzve të dashur rreth tij. Kështu ka njoftuar një kryepeshkop gjerman i cili ka folur së fundmi për vizitën e tij në shtëpinë e kampionit.Kryepeshkopi, Georg Gwnsëein ka folur për një vizitë emocionale në shtëpinë e kampionit të Formula 1 në verën e vitit 2016.

Sipas kryepeshkopit, fytyra e Schumacher-it  ‘është bërë pak më e plotë’, por pamja e tij nuk ka ndryshuar.
Sipas Bild, udhëheqësi katolik 62-vjeçar u shpreh:
U ula përballë tij, i kapa të duja duart dhe po e shikoja. Ai e kupton se njerëzit e dashur janë rreth tij, duke u kujdesur për të dhe, falënderoj Perëndinë..”
Shtatë herë kampioni i botës i Formula 1 pësoi një aksident fatal ndërsa bënte ski me djalin e tij, Mick në Meribel në Alpet franceze më 29 dhjetor 2013.
Schumacher, i cili mbush 50 vjeç në janar, goditi anën e djathtë të kokës së tij në një shkëmb, ndërsa kaska që mbante në kokë u nda në dysh.Michael qëndroi për 6 muaj në koma dhe më pas kur u zgjua u transferua në një pronë private ku një skuadër mjekësh kujdesen çdo ditë për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here