Monika Kryemadhi: Veliaj po punon, s’përfshihet me kriminelë

0
678

E para e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar sot se Erion Veliaj nuk është i përfshirë me kriminelë ashtu siç është i përfshirë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.  Sipas saj, kryetari i bashkisë së Tiranës ka punuar për qytetin.

“Veliaj nuk është i përfshirë me kriminelë. Përveç teatrit dhe Unazës së madhe që po e detyron Rama, për Veliajn nuk mund të thuash që nuk ka punuar. Erion Veliaj me këta kriminelët nuk përfshihet. Edi Rama është nën presion nga këta kriminelë”, tha Monika Kryemadhi në “Zonë e Lirë”.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se Rama do të kërcënohet politikisht nëse do ta rikandidojë sërish për postin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliajn.

Ajo shtoi mes tjerash se një rikandidim i Veliajt për kryetar bashkie do t’i shtonte konkurrencën Ramës edhe për postin drejtues brenda në PS.

“Edi Rama do të kërcënohet politikisht për të kandiduar Erion Veliajn. Nëse ai kandidon sërish për kryetar bashkie, shanset e Erion Velisë për t’u bërë kryetar i PS do të ishin shumë të mëdha sepse vet partia brenda kërkon një rilindje dhe një njeri që t’i pastrojë nga krimi i organizuar. Ne kemi disa kandidatura shumë të mira për të qenë përballë Erion Veliajn”,  shtoi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here