Suedia zëvendëson kartat e identitetit me mikroçipë nën lëkurë, ja si do bëhet procesi

0
726

Suedia po ‘përqafon’ një mënyrë të re, të avancuar’ të identifikimit të personave. Shumë suedezë kanë futur në trupin e tyre mikroçipë në mënyrë që të mos kenë nevojë të mbajnë karta ID, madje as bileta treni.

Sipas Agjencia Frenceze e Lajmeve, rreth 3,000 njerëz në Suedi kanë futur një mikroçip, nën lëkurën e tyre gjatë tre viteve të fundit, raportoi. Teknologjia u përdor për herë të parë në vend në vitin 2015.
Kjo metodë ka ndihmuar në zëvendësimin e disa shërbimeve të përditshme. Vitin e kaluar, linja hekurudhore shtetërore SJ filloi të skanonte duart e pasagjerëve me çip biometrik për të mbledhur biletën e tyre të trenave, ndërsa ishin në bord.
“Procedura është e ngjashme me atë të një piercing dhe përfshin një shiringë që injekton çipin në dorën e personit, por futja e çipeve mund të shkaktojë infeksione ose reaksione në sistemin imunitar të trupit,” tha për AFP, Ben Libberton, një mikrobiolog në Laboratorin MAX IV në Suedinë Jugore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here