Udhëzim i ri për maturantët, ja surpriza me lëndët me zgjedhje

0
25
Një ndryshim i ri ka ndodhur këtë vit për Maturën Shtetërore.Sipas udhëzimit të ri të Ministrisë së Arsimit për Maturën Shtetërore 2018-2019, maturantët nuk do të kenë dy lëndë me zgjedhje, por do të zgjedhin vetëm një. Si dhe lista e lëndëve alternative është shtuar nga 8 në 11.

Nga 5 provime që maturantët i nënshtroheshin në vitet e mëparshme, Matura Shtetërore 2019 do të ketë një më pak, 4 të tilla.

Veç testimit të njohurive në provimet e detyruara të Matematikës, Gjuhës Shqipe e Letërsisë dhe Gjuhës së huaj, gjimnazistët do të zgjedhin vetëm një lëndë me zgjedhje për të dhënë provimin nga 11 mundësitë që kanë; lëndë që do të ketë peshë për degën që do të zgjedhin në sistemin universitar.

Tri lëndë të reja me zgjedhje, veç atyre bazë, i janë shtuar listës së lëndëve alternative, të cilat janë: Histori baleti, Histori muzike dhe Histori arti.

Ndërkohë që në udhëzim nënvizohet se provimet e detyruara do të mbështeten në informacionet e marra nga kurrikula bërthamë, ndërsa për lëndën e zgjedhur maturanti nuk është i detyruar të zgjedhë vetëm ato që ka zhvilluar në shkollë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj