Ushtria amerikane prezanton skeletin fuqizues të super-ushtarit

0
436
Në garë me superfuqitë e tjera për teknologjinë robotike dhe të supermjeteve dhe super-ushtarqëve, SHBA ka prezantuar kontratën prej 6.9 milionë dollarësh Qendrës për Hulumtim, Zhvillim dhe Inxhinieri nga ana e ushtrisë amerikaneë, për kostumin e quajtur ONYX që pritet të përfundojë pas një studimi dyvjeçar.
Kostumi i quajtur ONYX ka bateri dhe shfrytëzon një sërë sensorësh, inteligjencën artificiale dhe teknologji tjera që ndihmojnë në lëvizjet sa më të natyrshme të ushtarëve.
Kostumi është prodhuar nga kompania Lockheed Martin, dhe fillimisht ishte dizajnuar për të ndihmuar personat me probleme gjatë lëvizjeve.
“Mbështet dhe rrit kapacitetin e këmbëve gjatë aktiviteteve fizike, në rast se ushtarët detyrohen të transportojnë gjësende të ndryshme me peshë të madhe”, kanë bërë të ditur në kompaninë Lockheed Martin.
“Kur forca njerëzore sfidohet, ONYX bën dallimin, duke zvogëluar kështu lodhjen e muskujve, dhe rrit qëndrueshmërinë e zvogëlon dëmtimet”, kanë thënë ndër tjera në kompaninë që ka prodhuar kostumin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here