Deputetët e PS përplasen në Kuvend, ndërhyn Edi Rama: Bëjmë edhe opozitën!

0
461

Kryeministri Edi Rama i ka quajtur të frytshme debatet brenda mazhorancës për “Buxhetin 2019”.

Kreu i qeverisë deklaroi se kjo mazhorancë po bën edhe opozitën.

Kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë në Kuvend gjatë votimit të amendamenteve të deputetit Erjon Braçe.

Në fjalën e tij duke iu referuar pretendimeve për lojërat e fatit, Rama tha se në Shqipëri nuk ka asnjë hotel me pesë yje.

Sipas shefit të qeverisë, në buxhetin dhe paketën fiskale janë bërë ndryshime pozitive.

“Është pozitive që bëjmë debate dhe amendamente dhe bëjmë edhe opozitën e këtij parlamenti. Janë bërë ndryshime të rëndësishme në buxhet dhe në paketën fiskale. Buxheti është shumë pozitiv. Dua të kujtoj se në Shqipëri, nuk kemi asnjë hotel me 5 yje. Prandaj sot nuk mund të taksojmë asgjë“, tha Rama

Debatet mes kryetarit të Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe dhe ministrit të Financave Arben Ahmetaj kanë vazhduar edhe në Kuvend.

Braçe kërkoi heqjen e tatimit për veprimtarinë e librashitjes, por ky amendament u rrëzua nga Kuvendi.

“Propozoj që kjo veprimtari të mos tatohet. Kjo do të nxisë blerjen e librave dhe shtimin e lexuesve”, deklaroi Braçe

“Ne e kemi realizuar me kohë këta që thotë Braçe, duke i vënë taksën zero biznesit të vogël”, deklaroi Ahmetaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here