Hungari, opozita letër e hapur Orban për ekstradimin e Gruevskit

0
359
Opozitarët në Hungari vazhdojnë të bëjnë presion për ekstradimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski.
Partia Socialiste, Partia Dialog për Hungarinë dhe Koalicioni Demokratik kanë dërguar një letër të hapur për kryeministrin Viktor Orban, ku theksojnë se qeveria e tij duhet të jetë e vetëdijshme se nuk e përfaqëson vetëm popullin hungarez, por të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian.
“Qeveria në krye me Orbanin ka trajtim të njëjtë ndaj të gjithë qytetarëve të cilët janë të orientuar pro-Rusisë, pa dallim nëse janë hungarezë ose shtetas të Bashkimit Evropian, njëjtë siç është pro-rus i orientuar Nikolla Gruevski. Është e papranueshme që Nikolla Gruevski ka fituar azil në Hungari, pa pajtueshmërinë e popullit të Hungarisë”, shkruajnë në letër.
Ata e ftojnë Qeverinë e Hungarisë që të kthehet në rrugën evropiane dhe t’i respektojë standardet evropiane, vlerat themelore të Bashkimit Evropian dhe të drejtat e njeriut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here