Jablanoviç: Lista Serbe kërkon të largojë vëmendjen nga arrestimet për vrasjen e Ivanoviç

0
416
Partia e dytë më e madhe e Serbëve të Kosovës, në krye të së cilës është Aleksandar Jablanoviç, kundërshtoi sot veprimin e deputetëve të Listës Serbe që po ngujohen në objektin e Kuvendit të Kosovës me qëllim që të takohen me Komisionerin e BE, Johannes Hahn, duke e cilësuar si veprim të ulët me qëllim të përfitimit të poena-ve politike në kurriz të popullit.
Në kumtesën e lëshuar nga partia e Jabllanoviç thuhet se “dënojnë fushatën reklamuese të Listës Serbe dhe mentorëve të saj në Prishtinë dhe Beograd.
“Ky veprim i Listës Serbe ka për qëllim të zhvendos vëmendjen e opinionit nga arrestimi i të arrestuarve të dyshuar në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç dhe në një temë tjetër, siç është taksa prej 100 për qind dhe të fshehë paaftësinë e Listës Serbe që të arrijë diçka serioze për serbët e Kosovës”, thuhet ne reagimin e partisë së Aleksandar Jablanoviç.
Më tej në reagim thuhet se Lista Serbe ka fjetur qe katër vite në Parlamentin e Kosovës dhe nuk do të ketë asnjë përmirësim për serbët nëse do të flejnë edhe një natë në Parlament.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here