Dështimi i liberalizimit, opozita e Kosovës kërkon dorëheqjen e kryeministrit

0
17
Opozita e Kosovës ka kërkuar sot dorëheqjen e kryemisnitrit të vendit dhe zëvendësve të tij, ashtu siç kishin premtuar në rast të dështimit në heqjen e vizave brenda këtij, pasi komisionari Hahn tha dje se heqja e vizave nuk do të vijë para 2020.
Grupi parlamentar i LDK kërkoi sot dorëheqjen e Ramush Haradinaj dhe zëvendësit të tij Fatmir Limaj.
“LDK i kërkon asemblesë sesion të jashtëzakonshëm për dorëheqjen e kryeministrit dhe zëvendësit të tij Limaj, të cilët me dhunë dhe intriga kanë penguar plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave”, thuhet në deklaratën e LDK, duke iu referuar kundërshtimeve të tyre fillimisht për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Ndërsa Albin Kurti, kreu i opozitarëve të tjerë Vetevendosje, kërkoi dorëheqjen e kreut të parlamentit Kadri Veseli dhe ministres së integrimit Dhurata Hoxha.
“Datat e hershme dhe të sigurta për heqjen e vizxave me BE brenda 2018 janë dhënë vetëm nga Ramush Haradinaj, Kadri Veseli e Dhurata Hoxha. Të tr ata duhet të dorëhiqen,” tha Kurti.
Kurti shtonte se marrëveshja e koalicionit me Malin e Zi i ka shkurtuar Kosovës  “8,200 hektarë territor”.
Ndërsa një deputet i partisë së kryeministrit Haradinaj, Blerim Kuci, tha se do të mbante premtimin e tij për dorëheqje nëse liberalizimii vizave nuk ndodh brenda 2018. “Sigurisht që do të mbaj fjalën time për dorëheqje nëse liberalizimi nuk ndodh këtë vit”, tha Kuci për mediat vendase.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj