Edi Rama: Tatim zero për imputet bujqësore, buxheti 2019 garanton qëndrueshmëri ekonomike dhe zhvillim për vendin

0
14

Kuvendi i Shqipërisë ka diskutuar ditën e djeshme nen për nen dhe në tërësi disa projektligje, ndërsa ka miratuar buxhetin e vitit 2019 dhe paketën fiskale. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama deklaroi se shumica më në fund votoi vendimin për taksimin zero të imputeve bujqësore. Nga foltorja e Kuvendit, i pari i qeverisë theksoi se zerimin e inputeve bujqësore, sipas tij, nuk e ka asnjë vend i rajonit. Dhe në këtë kontekst, shefi i qeverisë vuri në dukje faktin se buxheti i shtetit shkon tek çdo njeri që punon tokën.

“Do të bëjmë zero taksën për imputet bujqësore. Gjithë panorama është se kemi taksat më të ultë për pagat në rajon, ndërsa për oligarkët i kemi taksat më të larta. Kemi tatimin më të ulët mbi të ardhurat personale. Këto para nuk i merr buxheti, por qëndrojnë në arkën e familjes. Edhe këto edhe zerimi i imputeve bujqësore nuk e ka asnjë vend i rajonit. Zero për imputet bujqësore. Ne kemi ulur taksat dhe kemi rritur bazën”, deklaroi ai. Më tej, gjatë debatit për paketën fiskale, kryeministri Edi Rama vlerësoi fillimisht se Partia Socialiste është parti që nuk ndahet për qëllimet, por debaton deri në fund për instrumentet. Në këtë kontekst, i pari i qeverisë theksoi se Shqipëria ka taksat më të ulëta në rajon”, ndërsa solli shifra krahasuese me vendet e rajonit.

“Më lejoni të sjell në vëmendje një element të rëndësishëm si një moment edhe krahasimore nga u nisëm ne, por edhe pellgun ku jetojmë. Lidhur me tatimin mbi fitimin, ju them se Maqedonia e ka 10%, Kosova 10%, Kroacia 20%, Mali i Zi 9%, Bosnje Hercegovina 10 %, Bullgaria 10%, Serbia 15%, Rumania 16%, Greqia 29%, ndërsa Shqipëria e ka 5.15%. Sa i takon tatimit mbi të ardhurat personale, bëj me dije se Maqedonia e ka 10%, Kosova 10%, Kroacia 47.2%, Mali i Zi 9%, Bosnje Hercegovina 10%, Bullgaria 10%, Serbia 15%, Rumania 16%, Greqia 46%, ndërsa Shqipëria e ka 13.23%. Mos harroni, këtu kini parasysh se nën 1 milionë e 500 mijë të ardhura mujore janë të gjithë më poshtë se vendet e rajonit. Ndërsa ata që fitojnë më shumë, mbi 1.5 milionë lekë e kanë më të lartë taksën”, u shpreh ai. Ndërsa sa i takon kontributeve për mbështetjen sociale dhe për shëndetin, Rama theksoi se Shqipëria i ka më të ulëta krahasuar me vendet e tjera. “Në total kontributet në Maqedoni janë 27%, në Kroaci 37%, Mal të Zi 32%, Bosnje Hercegovinë 40.5%, Bullgari 31.4%, Rumani 54.3%, në Greqi 40.6%, ndërsa në Shqipëri është 27.9%, më e ulëta nga të gjitha vendet”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj