Kina nis misionin në anën e errët të Hënës, ku asnjë mjet nuk është ulur më parë

0
472
Misioni hapësinor kinez Chang’e-4 pritet të iluminojë disa nga sekretet më të errëta të planetit tonë fqinjë, me uljen në anën e errët të botës së tij.
Asjë mjet tjetër nga toka nuk është ulur më parë në anën e errët të Hënës pasi kjo do të thotë të hysh në të panjohurën e asaj që nuk e shohim asnjëherë.
Përveç guximit për uljen në terren, mjeti kinez do të kryejë disa eksperimente ambicioze siç është transportimi i farave dhe vezëve të insekteve për të testuar mundësitë kimike të jetës së lindur në hënë. Ashtu si superfuqi të tjera deh Kina ka nisur seriozisht studimin e krijimit të kolonive njerëzore hapësinore.
Misioni i saj bën lëshimin më 8 dhjetor dhe pritet të arrijë në destinacion në fillim të vitit të ri.
Pas mbërritjes sonda dot kërkojë për gjithçka që nga kimikatet, temperatura përbërja e dheut dhe studimi i dritës e largësisë nga dielli.
Përveç sondës së uljes misioni përbëhet dhe nga sateliti mbështetës Queqiao që do të jetë pika ekalimit të informacioneve drejt tokës.
Deri tani agjencia kineze hapësinore ka qenë e heshtur për detajet e misionit, duke përfshirë dhe vendin e saktë të uljes. Nisma vjen mes një vale të re fokusi te hëna, si një trampolinë për misione të tjera më thellë në sistemin diellor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here