Na futi të dridhurat/ Shkencëtari i NASA-s bën deklaratën e papritur për alienët

0
509

Nëse besoni se ekzistojnë alienët, si mendoni se duken? Prej kohësh ata janë cilësuar si një entitet me përmasa të vogla dhe super-inteligjent.

Pavarësisht se çfarë mendojmë ne një shkencëtar i NASA-s, beson se ideja e alienëve është shumë larg asaj se çfarë janë në të vërtetë.

Silvano P. Colombano deklaron se alienët mund ta kenë vizituar tashmë Tokën, por njerëzimit i ka shpëtuar kjo gjë.

“Thjesht dua të theksoj faktin se inteligjenca që mund të gjejmë dhe që mund të na gjejë – nëse nuk e ka bërë akoma- mund të mos jetë prodhuar aspak nga organizma karboni si ne”, shkroi ai.

Ai beson se nuk është jashtë mundësisë që jeta e alienëve ka shkuar përtej teknologjisë njerëzore dhe mund të kenë zotëruar madje edhe udhëtimin ndëryjor.

Mendimet e tij janë të shkruara në një letër të prezantuar fillimisht në një seminar në mars. Ai thotë se ne duhet t’i rishikojmë supozimet tona që i kemi ngulitur fortë në mendje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here