Ndizet lufta për zgjedhjet vendore, Veliaj tenton të eliminojë Manastirliun si kandidate për Tiranën, nis sulmet me mbështetjen e Berishës dhe Kryemadhit

0
346

Ndizet lufta për zgjedhjet vendore në vend. Edhe pse duhen rreth 6 muaj kur qytetarët do të duhet tu drejtohen kutive të votimit, duket se në prapavijë ka nisur një betejë tepër e ashpër. Protagonist është sërish Erion Veliaj, i cili duket se po lëviz të gjithë grupet për të marrë një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës. Përmes prezantimit të buxhetit ai i dërgoi mesazhe kryeministrit që ta rikandidojë. Por teksa ky i fundit nuk dha asnjë sinjal, krejt papritur në mbështetje të Veliajt doli Monika Kryemadhi, e cila kërcënoi në distancë Ramën. Ashtu siç gazeta e ka paralajmëruar që shumë muaj më parë, Kryemadhi faktoi se LSI është në aleancë me Veliajn. Por dje ka pasur dhe një zhvillim tjetër, pasi u sulmua ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Organizata, portale dhe vetë Sali Berisha lëshuan akuza të forta ndaj saj. Por sulmet erdhën në një moment kur Manastirliu shihet si një ndër kandidatet për Bashkinë e Tiranës. Rama po jep sinjale çdo ditë se nuk e do Veliajn dhe javët e fundit Manastirliu po hipotekohej si kandidate. Por dje ajo u sulmua në disa fronte. I pari ishte Sali Berisha. Përmes të famshmit “qytetari dixhital” ai deklaroi se ajo ka nisur fushatën për zgjedhjet vendore. Fill pas kësaj, PD, media pranë saj dhe organizata, sulmuan ministren duke e akuzuar për plagjiaturë me mbrojtjen e doktoraturës. Madje shumë i kërkuan dhe dorëheqjen. Por nëse bëhet një analizë e thjeshtë, duket se gjithçka është e lidhur. Ishte Lëvizja për Universitetin që e nxori “skandalin”, por kanë lindur dyshime pasi krah kësaj organizate dikur ka qenë Elian Tanini. Ai mori kioska dhe u bë pjesë projekteve të Bashkisë së Tiranës. Më herët doli Kryemadhi dhe deklaroi se Veliaj nuk rikandidon sepse Rama mund të vërë Manastirliun. Edhe dje kryetarja e LSI ishte në të njëjtën linjë. Në një studio televizive ajo ju përgjigj kundërshtarëve, duke thënë se duhet ta pranojnë se Veliaj ka punuar. Po ashtu dhe Berisha nisi sulmet dhe doli krah Veliajt. Pra pyetja që shtrohet është, a ka dorë Veliaj në akuzat ndaj ministres? A është kjo një lojë e pistë e kryebashkiakut për të eliminuar kundërshtarin? A fshihet ai pas deklaratave të Berishës dhe Kryemadhit? Të gjitha rrugët të çojnë drejt tij.

Dyshimet

Ogerta Manastirliu renditet si ndër ministret më të mira të qeverisë. Kur në krye të Shëndetësisë ishte Ilir Beqaj pati shumë skandale, sidomos me koncesionet. Por në kohën e Manastirliut shëndetësia ka ndryshuar dhe ajo nuk është përfshirë në një skandal. Por në momentin kur në media po fliste se ajo do jetë kandidate, befas nisën sulmet. Kryemadhi ngre në qiell Veliajn, Berisha akuzon Manastirliun se ka nisur fushatën, ndërsa një organizatë e akuzon se ka bërë plagjiaturë. Të gjitha këto ndodhën në harkun e 3 ditëve dhe sinjalet janë se po nis një betejë shumë e fortë për Bashkinë e Tiranës. Gazeta e ka thënë se Veliaj po punon fort të rrëzojë kryeministrin Edi Rama. Ai ka vënë pas vetes Monika Kryemadhin, Ilir Metën, Shpëtim Idrizin dhe Bamir Topin. Të gjithë këta i ka aleatë të fortë. Me qindra militantë të LSI ndodhen në Njësitë Bashkiake të Tiranës. Po ashtu njerëzit e FRD dhe PDIU kanë poste të larta. Veliaj i mban të gjithë për t’u forcuar kundër Ramës. Dhe teksa befas doli një figurë që mund ta largonte nga Bashkia, nisën në mënyrë të papritur sulmet. Ditë e funti Kryemadhi ka dalë hapur në krah të Veliajt. Por teksa në pamje të parë duket se kjo po e dëmton Veliajn, sinjalet janë se është taktikë e tyre. Kryemadhi po teton t’i japë mesazhe Ramës se ajo bën diversion për t’i përçarë, në mënyrë që ai ta kandidojë. Por realisht duket se kemi një aleancë të gjerë te Veliajt si në LSI ashtu dhe në PD që ai të marrë rikandidmin.

Kliti Topalli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here