Tiranë/ Si u grabit dyqani pranë Tregut Ushqimor, dalin pamjet

0
375

Këto janë pamjet e grabitjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në një dyqan pranë Tregut Ushqimor në Tiranë.

Në videon duken tre të rinj teksa hyjnë në dyqan, dy prej tyre mbajnë të shtrirë në tokë tregtarin ndërsa i treti merr paratë.

Ngjarja ka ndodhur në dyqanin e shtetasit Eduard Alushi. Mësohet se kanë qenë 3 persona të maskuar, të cilët kanë kërcënuar tregtarin me një mjet që në dukje ngjante me një armë, duke i marrë një shumë parash dhe 20 steka me cigare.

Ka qenë vetë tregtari që ka sinjalizuar policinë për rastin. Ai ka rrëfyer se ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:30 të mëngjesit, kur sapo kishte hapur dyqanin.

Alushi tha se grabitësit e kishin qëlluar pas kokës.

 

https://youtu.be/VPu_2YV7lgE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here