Artan Hoxha bën thirrjen e fuqishme për çdo shqiptar/ Zbulon organizatorin e tubimit që do mbahet në Gjirokastër

0
462

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ndodhet në Bularat të Gjirokastrës, aty ku grekët kanë paralajmëruar të mbajnë një ceremoni përkujtimore në nder të ekstremistit Kostandinos Kaçifas. Hoxha tha pak më parë se shqiptarët po përgatiten për një tubim masiv në ditën dhe orën kur do të vijnë dhe grekët.

Lidhur me këtë, gazetari iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve në mbarë vendin të bashkohen në këtë tubim, për t’iu treguar grekëve se shqiptarët janë të fortë dhe nuk mund të mposhten.

Por, nga ana tjetër, Hoxha tha se policia nuk ka dhënë leje për tubimin dhe se po kërkojnë organizatorët për t’i dekurajuar. Njërin prej organizatorëve e zbulon vetë gazetari, i cili ndodhet në kafe me të dhe është pikërisht Gent Labi i Forumit ‘Djemtë e Labërisë’

Postimi i Hoxhës

Nje kafe ne Gjirokaster me Gent Labin e Forumit Djemte e Laberise, qe po organizojne tubimin e 8 dhjetorit ne Sheshin “Cerciz Topulli”, pikerisht te njejten dite dhe ore qe ekstremistet dhe neofashistet e Agimit te Arte kane paralajmeruar se do te perkujtojne 40 diteshin e vrasjes se Konstantinos Kacifas ne Bularat. Me moton “kush ka nje flamur(kuqezi) le ta rrembej, kush ka nje zemer(kuqezi) mos e kursej”…

I behet ftese cdo shqiptari brenda apo jashte vendit te jete i pranishem ne sheshin e “Cercizit” ne Gjirokaster, diten e shtune 8 dhjetor 2018, duke filluar nga ora 11:00.. Tubimi do te jete dhe nje proteste perpara konsullates greke ne Gjirokaster, per vrasjet e 7 shtetasve shqiptare gjate dy javeve te fundit ne Greqi, nga policia greke dhe ekstremistet e Agimit te Arte… Cdo i pranishem eshte i lutur te jete i veshur me simbole kombetare, flamur dhe shall kuqezi…

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here