Basha kapet keq me mediat, ja pyetja që e ‘revoltoi’

0
397

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha edhe sot u është bashkuar banorëve të zonës së “Astirit” të cilët protestojnë kundër shembjes së banesave dhe bizneseve të tyre të cilat preken nga projekti i “Unazës së Madhe” të qytetit, pa u dëmshpërblyer në masë 100%.

Basha  u pyet lidhur me deklaratat e deputetëve të PD-së, të cilët kanë deklaruar se nëse duhet të shembin banesat e banorëve, IKMT dhe qeveria duhet të kalojë mbi trupat e tyre. Ndërsa shembjet kanë filluar, Basha u pyet se si do t’i mbrojë opozita banesat nga shembja.

Por sërish kryedemokrati i është shmangur përgjigjes duke thënë se PD po u qëndron krah banorëve, dhe se media duhet të bëjë punën e saj, e jo të shitet tek Edi Rama.

“Partia Demokratike aty ishte, në krah të banorëve. Ne do të jemi në krah të tyre, por bëni edhe ju detyrën tuaj. Vendosjuani mikrofonat prokurorëve. Sot dikush mund të ishte edhe në burg, por Prokuroria është e kapur. Ju kërkoj që të bëni detyrën tuaj.

Ju bëj thirrje të gjitha medieve, pasi disa prej medieve tuaja e kanë hequr kronikën e Unazës së Re. Dikush mund edhe ta heqë sonte me një telefon nga Kryeministri Edi Rama, por u bëj thirrje të gjithëve që të pasqyrojnë të vërtetën”,-tha ndër të tjera Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here