Zbulohet për herë të parë arsyeja që i dha fund marrëdhënieve politike Xhafaj-Tahiri

0
383

Nga viti 2005 deri në vitin 2013, Rama i beson postin e nënkryetarit të Komisionit për Çështjet Ligjore në Kuvend. Gjithë këtë periudhë, ai është përpjekur të ruajë staturën e një “senatori” socialist.

Në vitin 2007, Xhafaj zgjidhet Sekretar për Çështjet Zgjedhore në PS, që e ka mbajtur deri në vitin 2016. Në këtë detyrë, Xhafaj do të mbahet mend për statutin e ri të Partisë Socialiste, duke i dhënë fuqi absolute, gati-gati autoritere, Edi Ramës.

Me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste, lufta për karrige dhe pozicione kyçe ishte e pamëshirshme. Fatmir Xhafaj nuk bëhet dot ministër, por ai merr kryesimin e Komisionit të Ligjeve.

Në tetor të vitit 2013, Ministri i Brendshëm, Saimi Tahiri, nis një aksion për mbylljen e lojërave të fatit, i pagëzuar me emrin “Fundi i Marrëzisë”. Pikërisht, ky aksion do të sillte edhe fundin e marrëdhënieve mes Tahirit dhe Fatmir Xhafajt.

“Disa prej salloneve kontrollohen prej Agron Xhafës nëpërmjet personave që kanë qenë të bashkëdënuar në Itali. Por, edhe nëpërmjet personave të tjerë të cilët i kontrakton Agron Xhafaj për t’i kryer shërbimet si ruajtjen fizike apo punëtorët të cilët punojnë nëpër këto etj. Prova më e fortë për këtë është përplasja e vetë vëllait të tij Fatmir Xhafaj, sjell në vëmendje të publikut, një përplasje që ka ndodhur me ish-drejtoreshën e lojrave të fatit”, tha për Top Story Salianji.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, nuk ka asnjë kompani bastesh ku Geron Xhafaj figuron aksioner. Por emri i tij lidhet ngushtë me dy vëllezërit Gramos dhe Besnik Murataj, aksionerë të kompanisë se basteve ITSGA, e cila në treg del si Eçobet, Eurolive, Basti shqiptar.

Vëllezërit Murataj, janë pjesë e çështjes në të cilën drejtësia italiane dënoi vëllain e Fatmir Xhafajt, Agronin në vitin 2002, dënim i konfirmuar nga Kasacioni në vitin 2012. Krisja brenda mazhorancës ishte e dukshme. Fatmir Xhafaj shfaqej i tensionuar në mbledhjet e Komisionit të Ligjeve, sa herë flitej për bixhozin./TCH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here