Detaje/ Arrestimi i 90 personave në Itali: Shqiptarët pjesë e mafias famëkeqe. Flet prokurori Kombëtar

0
15
Pas dy vitesh hetim intensiv, policia italiane, ditën e djeshme ka bërë të mundur arrestimin e 90 personave të cilët rezultojnë të jenë pjesë e mafias famëkeqe “Ndragheta”.
Ndërkohë në këtë grup mafioz ishin edhe shumë shqiptarë të përfshirë.  Detaje rreth këtij fakti ka hedhur, prokurori Kombëtar i mafias italiane, Federico Cafiero de Raho.
Sipas tij në bashkpunim me shqiptarët, mafia famëkeqe “Ndragheta” kishte lidhje me porte të rëndësishme për të kaluar sasi të madhe kokainës nga Amerika Jugore drejt Evropës.
Disa nga pikat strategjike që përdorte grupi mafioz “Ndragheta” siç shprehet De Raho ishin; Porti Antëerp në Belgjikë, Rotterdami, Genoa, Livorno, Napoli dhe Salerno”. Substanca narkotike, që vjen nga portet e Evropës Veriore, u dërgua në Milano, por edhe në Emilia-Romagna dhe në Kalabri.
Gjithashtu raportohet se marrëdhënia e shqiptarëve me një grup kriminal nga Turqia ka qenë shumë intensiv në trafikun e drogë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj