Fitore absolute pas protestës, rritja e taksës hiqet nga buxheti i 2019-s

0
504

Rritja e parashikuar e taksave të karburanteve që shkaktoi protesta javore të dhunshme në Francë, tashmë është hequr nga projektligji për buxhetin e vitit 2019.Zhvillimi i fundit është njoftuar nga vet kryeministri Edouard Philippe, i cili vetëm një ditë më parë kishte premtuar në fakt se do ta shtynte hyrjen në fuqi të ligjit me 6 muaj, nga 1 janari që ishte parashikuar.

Protestat e “jelekëve të verdhë” (gilets jaunes) prekën thuajse të gjitha qytetet kryesore franceze përgjatë tri fundjavave të fundit, ndërsa në plan janë për t’u mbajtur demonstrata të tjera këtë fundjavë. Ajo që nisi fillimisht si kundërshtim i taksës së naftës, u transformua shumë shpejt në pakënaqësi më e gjerë ndaj politikave qeveritare, e veçanërisht kundër presidentit Macron.

“Jelekverdhët” u quajtën të tillë për shkak se mbanin veshur jelekët e verdhë fosforeshentë që janë të detyrueshme me ligj për t’u mbajtur në çdo automjet. Që prej nisjes së trazirave kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa dhuna dhe vandalizmat u shtrinë në një masë të paparë prej vitesh në Francë, e sigurisht edhe u dënuan nga masa e gjerë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here