Gazetarja e “Tv Klan” bën për “një lekë” Jonida Shehun: Katunare me komplekse që s’del dot nga lëkura e provincës

0
26

Gazetarja e njohur Desada Metaj ka ironizuar keq moderatoren Jonida Shehu. Metaj i referohet emisionit të kësaj të fundit në “Top Channel” me temë për Tiranën.

Konkretisht gazetarja kapet me një pyetje të Shehut për përdorimin e termit ‘katnar’ nga kryeqytetasit. Metaj i jep shpjegim fjalës, duke mos u kursyer aspak me moderatoren Shehu.

“Kujt i thoni ‘katnar’ ju tironsit?-pyet drejtuesja e emisionit kushtuar Tironës.

Unë: Ty mi katnare dhe ca të tjerëve si ti që jeni plot me komplekse dhe nuk dilni dot nga lëkura e provincës dhe të përshtateni me qytetërimin…që nuk është vetëm tirons në Shqipëri.

Se mos harroj…edhe protestat n’Tironë ndizen gjithmonë”, shkruan Metaj në një postim në Facebook.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj