Lindita Nikolla: Gati të tërhiqem nga vendimi për tarifimin e lëndëve të mbartura, ja arsyet pse u vendos

0
521

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla deklaroi dje se qeveria është e gatshme të tërhiqet nga vendimi që studentët të paguajnë tarifë për provimet e mbartura. Gjatë prononcimeve mediatike, Nikolla u shpreh se gatishmëria për të dialoguar me studentët ekziston, ndërsa nënvizoi se për këtë tarifë iu takon universiteteve të vendosin se çfarë do të bëjnë.

“Nuk ka asnjë VKM dhe nuk ka asnjë vendimmarrje nga MAS-i që nuk merret duke komunikuar me universitet. Mbetem e hapur, ndaj i thirra edhe në prani të medias, ato bënë reagimin e parë, treguan gatishmërinë e tyre dhe pres që nëse vërtetë gjykojnë që kjo duhet hequr, patjetër, në nuk e bëjmë pjesë të VKM-së është pjesë e vendimmarrjes së çdo fakulteti dhe universiteti”, deklaroi Nikolla. Më tej ajo sqaroi edhe arsyet që e detyruan qeverinë të marrë vendimin për të tarifuar lëndët e mbartura.

Sipas saj, një gjë e tillë u bë me qëllim që të ulet sa më shumë numri i provimeve që lihen për vjeshtë. “Arsyet se përse është vendosur kjo tarifë ka ardhur nga universiteti për të demotivuar mbartjen e lëndëve. U pa si një incentive për të qenë krah prindërve shqiptarë dhe për të marrë provimet në kohën kur duhet marrë provimi. Kjo VKM hyn në fuqi vitin që vjen. Nëse përfaqësuesit e universiteteve e shohin që edhe pse kjo është ngritur në parime të shëndetshme për të motivuar cilësinë do ta lëmë në tagër të universiteteve”, tha Lindita Nikolla. Ministrja e Arsimit u shpreh e shqetësuar nga protestat e studentëve, por nga ana tjetër theksoi se ato janë të stisura nga politika. “Fakti që disa vajza dhe djem në vend që të jenë në auditore, të jenë duke goditur me vezë dritaret e ministrisë nuk është një situatë për çdo qytetar të zakonshëm jo më për një titullar institucioni, një zonjë. Patjetër që më shqetëson. Fakti që nxituan ish-kryeministri Berisha, përfaqësues të LSI, një deputete e re thotë se ministrja u ngujua dhe me arrogancë thotë se nuk dua të takoj studentët, në një kohë kur krejt e kundërta ndodhi, është tregues për një involvim të politikës duke dashur të përfitojnë nga situata të caktuara”, deklaroi Lindita Nikolla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here