Merret më në fund vendimi i duhur për administratën shtetërore, ja çfarë do të ndodh në fundvit

0
14

Organizimet e drekave apo darkave për festat e fundvitit janë kthyer në një traditë. Por ndërsa në privat kjo gjë sigurohet nga punëdhënësi, në administratën publike organizimet festive mundësohen nga taksat tona.

Këtë vit Agjencia e Prokurimit Publik mori një vendim që të ndalojë hapjen e tenderave me qëllimin organizimin e drekave apo darkave për ndërrimin e viteve. Në këtë mënyrë festimet që organizohen nga administrata nuk do të paguhen me paratë e fondeve publike.

“Autoritetet kontraktore duhet të mbajnë në konsideratë mirëpërdorimin e fondeve publike si një ndër parimet kryesore të legjislacionit të prokurimit publik me qëllim plotësimin e nevojave konkrete të tyre dhe uljen e shpenzimeve procedurale. Agjencia e Prokurimeve Publike sjell në vëmendje të autoriteteve kontraktore që të mos shpallin procedura prokurimi me fonde nga buxheti i shtetit të cilat kanë si objekt prokurimi dreka/darka festive”, thuhet në urdhër.

Kjo masë vjen më qëllimin që institucionet të ulin shpenzimet procedurale.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj