Vrasja e studentes në Rodos/ Publikohen pamjet e takimit të shqiptarit me 21-vjeçaren greke

0
428

Mediat greke kanë postuar një foto nga momenti i takimit mes 19-vjeçarit shqiptar dhe Eleni Topaloudit në natën fatale të 27 nëntorit.

Nga dëshmitë e të rinjve, polumbarët kanë shkuar në prani të vendit ku u gjet trupi dhe pas kërkimeve janë gjetur sende të saj personale dhe hekuri që u përdor për ta goditur studenten. Por avokati i familjes të së resë greke, Alex Kugias ka bërë një kërkesë që të jetë i pranishëm gjatë marrjes në pyetje të 21-vjeçarit grek dhe 19-vjeçarit shqiptar pasi sipas tij ka shumë boshllëqe në dëshminë e tyre.

E reja greke u godit me një hekur në kokë pasi refuzoi kërkesën e dy të rinjve për të shkuar në shtëpinë e njërit prej tyre. Pasi e goditën me një shufër hekuri pas kokës, të rinjtë e hodhën vajzën në det pasi e pandehën të vdekur. Por sipas raportit mjeko-ligjor e reja vdiq nga mbytja dhe jo nga goditja pas koke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here