“Drejt drejtësisë së vërtetë”, SHBA thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve

0
15

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas zgjidhjes me short të stafit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në një postim në faqen e saj zyrtare ambasada thotë “me formimin e këtyre dy institucioneve të drejtësisë në horizont, Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që i shërben vërtet interesave të qytetarëve të saj.”

Postimi i plotë

Këtë vit, Ambasada e SHBA iu ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet për t’i shërbyer vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Me formimin e këtyre dy institucioneve të drejtësisë në horizont, Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që i shërben vërtet interesave të qytetarëve të saj. Javën e ardhshme presim me kënaqësi përzgjedhjen e anëtarëve, të gjithë të cilët kanë kaluar tashmë vetingun, duke shënuar kështu hapin tjetër madhor drejt drejtësisë së vërtetë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj