Hedhja e shortit mes debateve/ Zgjidhen anëtarët e KED, i hapet rrugë plotësimit të Gjykatës Kushtetuese

0
11

Kuvendi ka përfunduar hedhjen e shortit për zgjedhjen e nëntë anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Shorti ka nxjerrë 8 fitues duke lënë një vend vakant nga Gjykata e Apelit, kjo pasi në përbërjen e KED-së duhet të jenë dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga Gjykatat e Apelit, si dhe një gjyqtar nga Administrativja.

Me ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, hapi i radhës është plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, duke i rikthyer asaj funksionimin.

Fituesit për KED janë:

GJYKATA KUSHTETUESE
VITORE TUSHA
BASHKIM DEDJA
anëtar zëvendësues nuk ka

GJYKATA E LARTË
ARDIAN DVORANI
anëtar zëvendësues MEDI BICI

PROKURORIA E PERGJITHSHME
ARTA MARKU
anëtar zëvendesues nuk ka

PROKURORITË E APELIT
FATIONA MEMCAJ
anëtar zëvendesues nuk ka

GJYKATAT E APELIT

Fatri Islamaj
MARGARITA BUHALI
anëtar zëvendesues GURALI BRAIMLLARI

GJYQTARË TË GJYKATAVE ADMINISTRATIVE
ERIOL ROSHI
anëtar zëvendesues Klodiana Veizi Mema

Shorti që u hodh në sallën e Kuvendit ishte i hapur dhe u zhvillua në prani të Avokatit të Popullit; përfaqësuesve nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë; përfaqësuesve të grupeve parlamentare; anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Monitorimit; përfaqësuesve të përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe organizatave partnere ndërkombëtare.

Hedhja e shortit mes debateve

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka replikuar me deputetin demokrat Oerd Bylykbashi gjatë hedhjes së shortit për anëtarët e KED.

Sipas deputetit demokrat, procesi është antikushtetues pasi po synohet kapja e sistemit të drejtësisë nga mazhoranca.

“Presidenti thotë se ka vakum ligjor dhe dispozitat tranzitore kane mbyllur efektin e tyre. Kandidatët filtrohen nga 3 organe Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese, KLGJ e KLP, të cilat nuk janë ngritur ende. Qëllimi është kapja e sistemit të drejtësisë nga mazhoranca. Tërhiquni nga ky short sot dhe plotësoni vakumin ligjor për funksionimin e KLGJ e KLP.”

Ndërsa nga ana tjetër, kreu i Kuvnedit deklaroi se pretendimi nuk qëndron pasi letrën e Metës për shortin e ka konsultuar me ekspertët ligjotë të EURALIUS dhe ODAPT.

“Letrën e presidentit për shortin e kam konsultuar me ekspertet ligjore te kuvendit, EURALIUS, OPDAT. Sot është rendi qe hidhet shorti.”

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj