Hodhi këpucën drejt Ramës/ Gjykata e Apelit merr vendimin për qytetarin, ja dënimi

0
24

Gjykata e Apelit ne Tirane ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditë për shtetasin Iljaz Katiraj, i cili tentoi të godasë me këpucë kryeministrin Edi Rama tek spitali ushtarak disa jave me pare.

Qytetari 50-vjeçar qëlloi me këpucë ndaj kryeministrit Rama, pasi doli nga spitali teksa vizitoi efektivët e plagosur nga protesta e banorëve të Unazës së Madhe.

Pas vizitës, në një prononcim për mediat para spitalit, Rama tha se humbja e gishtave të dorës nga efektivja e policisë vendosi vijën e kuqe mes paligjshërisë dhe mbrojtësve të ligjit.

Deklarata e tij u ndërpre nga thirrjet e banorëve të Astirit, të cilët njëzëri bërtisnin: Turp! Turp!

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj