Horoskopi i parfumeve, një aromë për çdo shenjë

0
22
Aroma të ëmbla, të freskëta, ekzotike, parfumet pranverë/verë 2018 pasqyrojnë çdo shije dhe personalitet. Parfumet dhe horoskopi në fakt kanë një lidhje speciale mes tyre, pasi një aromë e caktuar përshtatet me energjinë, vitalitetin dhe personalitetin e çdo shenje. Kureshtar për të gjetur se cila është aroma juaj e duhur?
Dashi: Acqua Di Parma Mandorlo Di Sicilia
Femra dash është e dashuruar pas aromës së bajames siciliane. Është një aromë jashtëzakonisht e ëmbël, por jo shumë e butë perfekte për të shtuar romanticitetin.
Demi: Aqua Allegoria Bergamote Calabria Guerlain
Një aromë këmbëngulëse, e gjallë dhe e lirë e agrumeve është ideal për personalitetin e demit.
Binjakët: Aura Mugler
Një aromë orientale që përzihet me freski dhe sensualitet që i bën femrat binjake të humbasin kokën pas saj.
Gaforrja: Chloe
Këto femra preferojnë klasiken dhe tradicionale dhe Chloe është një nga parfumet më elegante me aromë lulesh.
Luani: Eisenberg Paris Rouge & Noir
Një aromë perfekte ku kombinohen plot shije aromat e agrumeve dhe ato orientale.
Virgjëresha: Escentric Molecules 01
Kjo është një aromë unisex që ka aftësinë për të reaguar ndryshe bazuar në PH të lëkurës së secilit prej personave. Kjo është ideale për femrën virgjëreshë, e cila është e etur për të qenë unike.
Peshorja: Sakura Cherry Blossom nga Jo Malone
Kjo aromë është e frymëzuar nga lulet e qershisë në kopshtet japoneze.
Akrepi: Patchouli n’roses
Një fryme delikate dhe romantike e trëndafilave që do të lehtësojë paska personalitetin e trazuar të femrave akrep.
Shigjetari: Rosa Excelsa nga Dolce & Gabbana
Femra shigjetar dëshiron të lënë mënjanë natyrën e saj të çuditshme dhe rebele për të treguar anën e saj më romantike dhe femërore. Parfumi Rosa Excelsa nga Dolce & Gabbana ka ëmbëlsinë e mjaftueshme për të qenë perfekte për to.
Bricjapi: Noir de Noir nga Tom Ford
Një aromë drurësh,myshku, depërtuese për një grua të fortë, këmbëngulëse dhe të vendosur si ajo e bricjapit.
Ujori: Rosa Verde nga Valentino
Një aromë me lule të larmishme dhe një prekje të lehtë arome xhenxhefil e bën ideale për femrat e shenjës së ujorit.
Peshqit: Flowerbomb nga Viktor & Rolf
Një shpërthim arome lulesh për gruan e lindur nën këtë shenjë zodiake.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj