“Kam dashur të heq dorë”, Ronela Hajati flet për ‘dramën’ e saj në ‘Këngën Magjike”

0
21

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Në një status të bërë në Instastory, ylli i “Vuj” ka falenderuar të gjithë ndjekësit e saj që e kanë mbështetur që nga dalja e saj e parë në skenë, që ka qenë para 20 vitesh.

“Këtë dhjetor janë bërë 20 vjet që unë këndoj! Paraqitja ime e parë ka qenë në një festival fëmijësh e që atëherë, që sapo isha futur në shkolë, mbaj mend që mezi prisja të ndizeshin dritat e e kamerat… Jam rritur në skenë dhe synimi im i vetëm ka qenë të bëj publikun për vete! Kurrë nuk kam konkurruar diku me qëllimin të fitoj, çuditërisht…

E sot, pas pesë vitesh, jam rikthyer në një skenë (këtu e ka fjalën për “Kënga Magjike”) ku këngët e mia u bënë bazë për karrierën time! Unë ju kam fituar ju! Siç e kam ndjerë çdo herë! Kjo është e pakrahasueshme me çdo lloj kupe! Ju dua me zemër që keni qenë e vetmja gjë ku jam kapur edhe në momentet më të vështira, e atëherë kur kam dashur të heq dorë… Faleminderit përgjithmonë! Ronela.”- shkruan këngëtarja.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj