Lindita Nikolla iu dërgon letër, studentët kërkojnë dorëheqjen e ministres (Letra e plotë)

0
23

Ministrja Lindita Nikolla iu ka çuar një letër studentëve që protestojnë për të tretën ditë përpara zyrës së saj, duke iu përgjigjur disa prej kërkesave të tyre.

Një nga pikat që Nikolla është përgjigjur është dhe ajo se janë duke marrë masat e nevojshme që të garantohet karta e studentit për të gjithë.

Mirëpo studentët që janë pjesë e protestës shprehen se negociata me ta nuk ka deri në plotësimin zyrtar të kërkesave të tyre.

Studentët shtojnë se ata nëse vazhdohet me arrogancë do të kërkojnë dhe dorëheqjen e ministres Nikolla.

Studentët këmbëngulin se ata nuk do të zhvillojnë takime veç e veç as më Nikollën dhe as me Ramën, pasi në këtë mënyrë do të arrihej përçarja e tyre.

Jo më larg se mesditën e sotme përmes një videomesazhi kreu i qeverisë Rama ftoi një grup të studentëve në zyrën e tij, kërkesë kjo që u hodh poshtë nga të rinjtë protestues.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj