LIVE/ Reagon Rama për protestën: Ja përgjigjja ime për studentët

0
399

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e studentëve që po mbahet para Ministrisë së Arsimit. Kryeministri kërkoi dialog me studentët, ndërsa shtoi se protesta garantohet e lirë që prej 5 vitesh.

“Një përshëndetje studentëve që sot janë në rrugë. Uroj që të kenë vullnetin për të protestuar për edhe për të dialoguar. Prej 5 vitesh kemi garantuar protestën pa plumba. Sot do të doja të isha student protestues. Duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin me respekt. Si kryeministër dhe student protestues, duke dëgjuar njëri-tjetrin dhe duke u bërë bashkë mund ta përshpjetojmë punën kolosale në të mirë të Universitetit. Eshte e drejta e pacenueshme e studentëve të qëndrojnë në rrugë. KJo zyrë është e imja, por pushteti i kësaj zyre është i kujtdo”, deklaroi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here