“Me ken Shkodran, tarifat i hedh në kazan”, studentët marshim dhe nga rrethet e tjera (Foto)

0
22

Protesta e studenteve të universiteteve publike është shtrirë në të gjitha universitet publike në rrethe.Përveç studentëve të Tiranës, protestohet edhe në Shkodër, Elbasan, Korçe, Vlorë dhe Durrës.

Studentët e Durrësit dhe të Elbasanit priten t’i bashkohen studentëve të Tiranës para godinës së Ministrisë së Arsimit.
Pavarësisht shfuqizimit të VKM për tarifën e provimeve të mbartura, studentët nuk tërhiqen nga protestat e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.
Katër kërkesat e studenteve drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë:
1. Anulimi i VKM per tarifa shtese.
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
4. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentet ne bord.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj