“Non grata” për gazetarin grek/ Reagon media ku ai punon, ja si e quan Shqipërinë e Jugut

0
378

Gazetari i “Proto Thema” Panayiotis Savvidis është ndaluar të futet në Shqipëri ditën e varrimit të Konstandin Kacifas në Bularat.

Policia shqiptare e ka marrë në pyetje gazetarin dhe më pas i ka shpjeguar se ai është person i padëshiruar për të hyrë në vendin tonë.

Atij i është dhënë edhe një dokument për këtë vendim të autoriteteve shqiptare.

Media ku ai punon e quan provokim këtë të palës shqiptare, por duket se i tillë është shkrimi i këtij mediumi grek që e cilëson Shqipërinë e Jugut si Epir i Veriut.

Shkrimi

Gazetari ynë kishte shkuar në Vouliarates (Bularat) në Epirin e Veriut për të mbuluar ceremoninë mortore të 35-vjeçari Konstantinos Katsifas, i cili u vra nga policët shqiptarë 40 ditë më parë.

Panagiotis Savvidis u ndalua rreth dhjetë minuta nga autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Kakavisë, ku u intervistua për statusin e tij dhe arsyen për vizitën e tij në vend.

Ndër të tjera, shqiptarët kontrolluan çantën e tij dhe përdorën si pretekst diktofonin e tij, duke pretenduar se ai duhet të kishte një licencë të veçantë për ta pasur atë me vete!

Pas kontaktit me zyrat qendrore në Tiranë, ata e pyetën atë për raportet e tij me Katsifa.

Vlen të përmendet se shqiptarët ditët e fundit kishin bërë të ditur se ekziston një listë me 60 emra grekësh të shpallur të padëshiruar në vend, por pa e bërë publike.

Pa dhënë shpjegime të mjaftueshme, ata ndaluan gazetarin e “Proto Thema” për të hyrë në vendin fqinj.

Shqiptarët thuhet se ndalojnë autobusë nga Greqia në kufi dhe i pyesin se ku po shkojnë.

Ata i paralajmërojnë ata se mund të shkojnë kudo përveç Vouliarates (Bularatit).

Sipas autoriteteve shqiptare, vetëm të afërmit e Konstantinos Katsifas lejohen të shkojnë në Vouliarates.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here