Vrasja e studentes në Rodos/ Mediat greke publikojnë dëshminë e plotë të shqiptarit: Unë i mbajta duart ndërsa shoku i gjuante …

0
19
Mediat greke kanë publikuar dëshminë e plotë të 19-vjeçarit shqiptar Aleksandër L., i përfshirë në vrasjën e students 21-vjeçare në ishullin e Rodosit, Eleni Topaloudi.Në dëshminë e tij, shqiptari tregon me detaje mënyrën se si ishte njohur me 21-vjeçaren dhe se si e vrau në bashkëpunim me shokun e tij me iniciale M.K.
“E njoha Elenin rreth një javë para vrasjes. Më pa në rrugë, më buzëqeshi. Iu afrova dhe shkëmbyem llogaritë e Facebook-ut. Të nesërmen dolëm për një shëtitje në breg të detit, pimë disa birra dhe shkuam në shtëpi.”- ka thënë Aleksandër L.
Më pas 19-vjeçari tregon lidhur me natën e krimit dhe se si në bashkëpunim me 21-vjeçarin grek vranë Elenin.
“E ftova në shtëpinë e shokut tim M.K., e kishte takuar një ditë më parë. Kur vajtëm në shtëpi, M.K. e kërcënoi duke i thënë se nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me të nuk do të dilte nga shtëpia. Ajo refuzoi.  Ne kishim pirë shumë vodka dhe nuk më kujtohet mire skena por mbaj mend se ajo tha që do të na denonconte. M.K. e goditi me një grusht dhe unë i mbajta duart e saj, pastaj M.K. e goditi me një hekur elektrik në kokë. Pastaj u tmerruam.”- shprehet ai.
Më tej, Aleksandri tregon momentin se si e kanë hedhur të renë nga shkëmbi pasi e kujtuan të vdekur.
“Eleni ishte gjallë. Doja ta fusja në makinë dhe ta çoja në spital, por M.K. e çoi në një pikë të lartë me shkëmbinj dhe tha: “Le ta heqim qafe.” Pastaj shkuam në shtëpi dhe u përpoqëm që të pastronim vendin me leckë. Pastaj u kthyem në të njëjtin vend ku e hodhëm vajzën dhe hodhëm edhe  sendet e saj personale, si dhe hekurin elektrik me të cilin u godit nga M.K.”- tha ai.
 Sipas raportit mjeko-ligjor e reja vdiq nga mbytja dhe jo nga goditja pas koke. Ditën e djeshme mediat greke postuan një video nga momenti i takimit mes 19-vjeçarit shqiptar dhe Eleni Topaloudit në natën fatale të 27 nëntorit.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj