Deputetja e Bashës shkon t’i bashkohet protestës së studentëve, por ja çfarë i ndodhi

0
32

Rudina Hajdari, vajza e të ndjerit Azem Hajdari, deputete në PD ka deklaruar nga sheshi i “Lirisë” se është gati të lërë mandatin për t’iu bashkuar studentëve.

“Unë nuk kisha parashikuar të flisja sot por kam kënaqësinë të flas para jush, dhe sot dua t’i bëj një betim tim ati, t’iu bëj një betim të rinjve se jam gati të lë mandatit për t’iu bashkuar të rinjve sot për luftën e tyre. Nuk jam kthyer në Shqipëri për një post, por për vëllezërit e mi, për vajzën time, për të çuar amanetin e babait tim deri në fund”, u shpreh Hajdari para Bashës e Berishës.

“Sheshi i demokracisë sot nuk është këtu, është te Ministria e Arsimit dhe ne sot duhet të shkojmë sot t’i bashkohemi studentëve”, u shpreh demokratja e cila pas kësaj shkoi te studentët pranë Ministrisë së Arsimit por ata e përzunë të vendosur, ashtu siç kanë bërë me çdo personazh tjetër të politikës nën thirrjet “Jo politikë, jo politikë”.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj