Itali, tragjedia në diskotekë është e filmuar, shikoni videot

0
30

Janë janë të pakten 6 viktima dhe13 të plagosur në terapi intensive nga tragjedia e diskotekës ne Ancona në veri te Italisë.  Dyshohet se në diskotekë në momentin e ngjarjes ndodhej një numër më i madh personash se sa lejohej të mbante. Dyshohet se një nga dyert e daljes ka qënë e bllokuar me tra hekuri. “Autoritetet po hetojnë e sot është një ditë e trishtuar për të gjithë” ka deklaruar gjatë një interviste telefonike ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini.”Po punojmë për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes e përgjegjësve të kësaj tragjedie “, tha ai.  “Sot zyrtarisht në Itali është një ditë feste (Festa e Immacolata) që për fat të keq u shndërrua në një ditë zie me lot që nuk duheshin derdhur,” tha ai. Një spraj me spec djegës mendohet se është një nga motivet e panikut të masës në diskotekën Laterma Azzura në provincën e Ancona. Ndërkohë mediat kanë publikuar videon e momentit tragjik.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj