Kaçifas dhe vrasjet në Greqi/ Kryepeshkopi Anastas me deklaratë të fortë: Kam marrë kërcënime nga…

0
400

Kryepeshkopi Anastas teksa ka sqaruar qëndrimin e tij në lidhje me vrasjen e minoritarit grek, Konstantinos Kaçifas dhe shqiptarit në Greqi, Petrit Zilfa, ka zbuluar se merr kërcënime nga grupe të ndryshme ekstremistësh, grekë dhe shqiptarë. REAGIMI I PLOTË Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë Kryepiskopi Anastas ka ngushëlluar të dyja familjet Disa faqe interneti dhe gazeta shqiptare u ngutën të ribotojnë një artikull të z. G. Kapllani, që kishte si argumentin e tij kryesor një nënkuptim fyes, ku thoshte se Kryepiskopi Anastas u interesua dhe shprehu ngushëllimet e tij vetëm për familjen Kacifa dhe se u tregua indiferent për familjen e Petrit Zilfës, që u vra në mënyrë të padrejtë. Ky pohim është krejtësisht i pavërtetë! Kryepiskopi Anastas ka ngushëlluar të dyja familjet. Ai i shprehu ngushëllimet e tij familjes Zilfa, më 5 dhjetor 2018.Ata që e njohin se si është e vërteta, e dinë fare mirë se Kryepiskopi Anastas merr pjesë me respekt dhe dhembshuri në vuajtjen e njerëzve dhe përballet me ngjarjet, në heshtje dhe gjykim të thellë, pavarësisht kërcënimeve, që merr kohë pas kohe nga grupe ekstremiste të të dy vendeve. Qarqe të mirëinformuara dhe objektive në Shqipëri dhe në Greqi, e njohin mirë faktin se, për 27 vite, Kryepiskopi Anastas lufton për paqen, mirëkuptimin dhe respektin reciprok midis njerëzve dhe popujve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here