Sulmi në Strasburg, Salvini: Arrestohen ata që gëzohen online

0
343

Zëvendës kryeministri dhe ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini duke folur për situatën pas atentatit të Strasburgut në Francë, paralajmëron “arrestimin e menjëhershëm të kujtdo që feston në internet”.

“Policia jonë postare ndërkohë po analizon rrjetin për të kërkuar të pacipët që festojnë vdekjen e dikujt tjetër”, tha zëvendëskryeministri.

Më pas, Ministri i Brendshëm nënvizoi se pas ngjarjeve në Strasburg, “ka një situatë të vëmendjes maksimale nga veriu në jug për të gjithë terroristët e radikalizuar dhe ekstremistët. Është e nevojshme të identifikohen, të kërkohen, të bllokohen dhe të arrestohen me çdo mjet: të verifikohet se kush hyn dhe kush largohet nga një vend. Kjo nuk është një e drejtë, por një detyrë për mbrojtjen e territorit dhe kufijve”.

Nga ana tjetër Salvini u shpreh i inkurajuar nga fakti se “falë Zotit forcat italiane të sigurisë dhe të inteligjencës janë ndër më të mirat në botë” edhe pse Italia duhet të vazhdojë të “punojë edhe më mirë” në luftën kundër terrorizmit.

Më pas, ministri shpjegoi se Italia “është në dispozicion të forcave franceze për çdo shkëmbim informacioni dhe ndërhyrje, por gjërat kanë emrin e tyre dhe më lejoni të them se është e çuditshme të lexosh gazetat italiane në të cilat dikush befasohet nëse unë i quaj ‘terroristë islamikë’ ata që janë të tillë. Ne i japim peshën e duhur fjalëve, sepse nëse nuk identifikohet kundërshtari dhe nuk po them ‘armik’ por ‘kundërshtar’, loja nuk fitohet”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here