“Dekani kërkoi makinë 76 mijë euro”, Rama nxehet keq në mbledhje me rektorët

0
33

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar rektorët dhe dekanët e universiteteve për korrupsion dhe shmangie nga përgjegjësia, gjatë mbledhjes që po mbahet në Ministrinë e Arsimit.Rama tha se disa studentë e dekanë janë ndarë politikisht duke i lejuar qëllimisht, madje edhe duke i nxitur studentët të protestojnë.

Më i ashpër Rama është treguar me rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, të cilin e ka akuzuar se ka bllokuar disa dekanate vetëm për të përfituar tendera.Kreu i qeverisë tha se Universiteti i Tiranës harxhon shifrën rekord prej 6 milion euro vetëm për sigurinë, ndërsa shtoi se ka edhe dekanë që kërkojnë makina 76 mijë euroshe.

Pjesë nga deklarata:

Nëse ka ardhur dita që ju duhet t’i fshiheni, kur duhet t’i dilni ju përballë studentëve për disa çështje, nëse ka ardhur dita që ju të shkelni syrin dhe të lini studentët të dalin në rrugë, nëse ka ardhur dita që ju të ndaheni mes partive dhe të nxisni studentët të dalin në rrugë, nëse ka ardhur dita që ju t’ia lini në dorë studentëve, atëherë më falni por duhet ta shikojmë autonominë universitare, mbase ka qenë e parakohëshme.

Kam dëgjuar që ka një argument, që bordi i administrimit ka shumicë të zgjedhur nga qeveria, është e vërtetë sepse qeveria është financuesi kryesor. Në asnjë rast bordi i administrimit nuk është përdorur nga qeveria për të penguar një vendimarrje që ka ardhur nga senati apo kush do qoftë. Unë jam i mendimit që bordi i administrimit duhet të shkakrkohet i gjithi, dhe ata të zëvendësohen me persona publik.

Kur mendoj që rektori i universitetit të Tiranës është një person i arratisur nga përgjegjësia, që ka bllokuar disa dekanate, vetëm e vetëm për tendera. Kur them për tendera nuk aludoj për asgjë, por thjesht konstatoj me keqardhje të madhe se rektori nuk ka kuptuar ligjin për arsimin e lartë. Si ka mundësi që universiteti i Tiranës harxhon 6 milion euro për sigurinë. 

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj