Shkencëtarët do të zëvendësojnë dronët me bletë

0
23

Studiuesit e University of Washington thonë se fundi se kanë krijuar milisensorë që mund të vendosen në kurrizin e bletëvve  për të zgjidhur çështjen e jetë së shkurtër të baterisë së dronëve. Aktualisht dronët japin të dhëna të mëdha për shkencën prej aftësisë së tyre të manovrimit  por edhe më të mirët prej tyre nuk zgjasin më shumë sesa 30/45 minuta fluturim, prandaj zgjidhja pritet të jetë te bleta. Ndryshe nga dronët bletët mund të fluturojnë shumë më gjatë, dhe kujdesen vetë për nivelet e tyre të energjisë. Ato gjithashtu rikthehen shpejt në gjendje për të rifilluar punën teksa ushqimi i tyre prej yndyrnash dhe sheqeri është shumë më efektiv për peshën e tij, në krahasim me bateritë e dronëve. Studiuesit zbuluan se për kërkimet etyre të natyrës dhe bujqësisë, një bletë e kategorisë punëtore mund të ndihmojë pasi mund të mbajë me vete një peshë prej 105 miligramë. Kështu që ata krijuan një platformë pune që mund të ngjitet në kurrizin e saj dhe peshon vetëm 102 miligramë. Platforma ka një bateri  prej 70 milligram litium ioni, një antenë, mikrokontrollues dhe sensorë që mund të masin lagështirën temperaturën e dritën. Studiuesit kërkojnë të përdorin bletët për të zbuluar  aftësitë e tyre të lëvizjes dhe të pllenimeve, të dhëna që mund të përdoren në bujqësinë moderne. Informacionet e bletës mund të merren në një largësi prej 80 metrash nga sensori te transmetuesit. Bletët do të informojnë shkencëtarët për kushtet optimale të rritjes së bimëve, vizitat që ato kryejnë në bimë të caktuara apo dhe kushtet e motit dhe mjedisin rrethues.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj