“Doli i rruar dhe i qethur”, Patozi tregon të fshehtat e takimit Rama-Basha

0
359

Në këto ditë të protestave studentët e kanë treguar, në shumë mënyra, që nuk kanë më frikë ta ngrenë zërin kundër padrejtësive që u janë bërë. Por ndërhyrje ka patur edhe nga politika shqiptare e cila nuk e ka ‘zënë vendi’ pa u përzier në protestën e studentëve.

Lidhur me këto ndërhyrje ka reaguar dhe ish-demokrati Astrit Patozi i cili shkruan se studentët po i fyejnë duke i krahasuar me Lulzim Bashën. Ai gjithashtu kujton edhe takimin Rama-Basha më 17 maj, ku e quan atë një pazar ku Luli doli i humbur pasi ishte i dobët

Postimi i plotë

MOS I FYENI STUDENTËT DUKE I KRAHASUAR ME LULIN!

Ata që u thonë protestuesve të mos shkojnë të flasin me Ramën, sepse do ta pësojnë si Luli më 17-18 maj, i fyejnë shumë keq studentët.
Sepse nuk ka asgjë të përbashkët mes të dy rasteve. Dhe është shumë e thjeshtë, Luli për pazar vajti dhe pazar mori atje. Nga ajo marrëveshje Edi Rama nuk përfitoi ngaqë ai ishte i fortë, por thjesht ngaqë Luli ishte i dobët.
Dhe këtë nuk e përcaktoi fakti që u takuan dhe folën e aq më pak koha apo vendi i takimit.
Por kjo nuk ka asnjë lidhje me studentët, të cilët sot po kërkojnë të kundërtën. Parimin pra, dhe jo pazarin.
Dhe për objektivin e tyre ata janë në të drejtën e Zotit që ta vendosin vetë, nëse do të shkojnë të flasin apo jo me qeverinë.
Por kurrë duke u trembur se mund të dalin edhe ata rruar e qethur, ashtu si Luli pas zgjedhjeve të 2017-ës.
Sepse, sido që ta ndajnë, dialog ose jo, ata janë në rolin e të fortit, kurse Edi Rama në atë të dobëtit.
Thënë, me dy fjalë, ata janë fitues gjenetikë, po aq sa Luli është humbës i lindur. Ndaj mos i krahasoni të pakrahasueshmet dhe lërini studentët ta gjejnë vetë rrugën e fitores në betejën e tyre!
Edi Rama nuk ua hedh dot në të dyja versionet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here