“Larg duart dhe surratin nga studentët”, analisti i njohur zbulon sigurimsin me pseudonimin Çiftelia dhe ka një thirrje publike (DOKUMENT)

0
596

Analisti Ilir Demalia  ka reaguar në lidhje me protestën  e studentëve dhe u ka  bën thirrje dhjetoristëve të ’90-ës të qëndrojnë larg protestës studentore, e cila tashmë ka hyrë në ditën e saj të 10-të.

Demalia, i cilëson ata njerëz të Sigurimit të Shtetit e nuk ngurron që disa t’i përmendë me emra. Demalia publikon faksimilen dhe thotë se Preç Zogaj ka qenë sigurims me pseudonimin “Çiftelia”.

Postimi i plotë:

“Larg duart dhe surratin nga studentët!

Lëtyrat e dhjetorit 1990, që ishin njerëz të regjimit dhe Sigurimit te Shtetit është mirë ti largojnë duart nga protestuesit e dhjetorit 2018.

Para dy netësh dëgjova ne Opinion të Fevzos, të përhershmin dhe kudo ndodhurin Preç Zogaj apo Çiftelia, qe ishte ulur me studentët në studion e Fevzos, i cili tha:

“Jam shumë ballëlartë para jush, se para 28 vjetësh kemi marrë pjesë në një lëvizje si ju, dhe ne kemi thënë fjalën tonë kur koha na thirri”.

Jo shoku Çftelia, ty të dërgoj Sigurimi Shtetit ku aktiviteti yt si bashkëpuntorë dhe themelues i Partisë Demoratike, sëbashku me shtatë të tjerë që kanë qenë bashkëpuntorë në kryesinë e PD-së, pa folur këtu për drejtuesit që formuan partinë opozitare me tesera partie në xhep, ishit ata që u futët me të vetmin mision ndalimin e revoltës së rinisë shqiptare për tu përballur me regjimin, që kishte filluar që nga janari 1990.

Sot kishte folur edhe Neritan Ceka ai që ktheu vershimin popullor për të hyrë në bllok.

Po flasin çdo ditë ata të cilët janë përgjegjës, jo vetëm për mjerimin e studentëve dhe kushtet mizerable të tyre, por janë përgjegjës për gjithë shkatërrimin e vëndit nëpëmjet korrupsionit, lidhjeve me krimin, shërbimeve të kësaj kaste politike, përgjegjës për denatyralizimin e vendit, largimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Kjo klasë politike e dalë nga protestat e 1990 me oligarkët ekonomik me lidhje kriminale e pastrim paraje kanë shkatërruar gjithçka, si pronën publike- private. Jo rastësisht kanë 28 vjet që bien dakort për ligjin 7501 dhe ligje të tjera që i shërbejnë kësaj kaste sunduese politike.

Tashmë janë turrur ashtu si në 1990 që të lajnë duart si Ponc Pilati. Jo! Me Edi Ramën e PS në pushtet duhet të shkoni para drejtësisë të gjithë ju që mos të rivritni më vrullin dhe ëndrrat e rinisë.

Larg duar dhe surratin nga studentët.

Po i bashkëngjis këtij shkrimi në faksmile ku Çiftelia më 29 janar 1991 ishte ende aktiv si bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit dhe merrte detyr, njëkohësisht ishte edhe anëtar i kryesisë se PD-së dhe më vonë u bë deputet i parlamentit parë “pluralist” ku krahu i “opozitës” ka pasur 22 bashkëpuntorë sigurimi”, shkruan Demalia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here