Komisioni i Medias shkarkon pedagogun nga posti i rëndësishëm tek AMA (Arsyeja e këtij vendimi)

    0
    406

    Komisioni i Medias ka vendosur që të shkarkojnë anëtarin e Autoritetit të Mediave Audiovizive Zylyftar Bregun.

    Kujtojmë se në nëntor të këtij viti kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gentian Sala, kërkoi nga  Kuvendi lirimin nga detyra të anëtarit të AMA-s, Zylyftar Bregu.

    Në shkresën drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, që mban datën 9 nëntor 2018, Sala thotë se zoti Bregu në kundërshtim me detyrimin kushtetues për ushtrimin e mandatit dhe në kundërshtim me ligjin organik të AMA-s ka lidhur kontratë qiraje me 2 korrik 2015 me Ministrinë e Bujqësisë për 4.2 hektarë në fshatin Picar, Vorë, me një afat përdorimi 99 vjet.

    Autoriteti i parë përgjegjës për zbatimin e këtij ligji në raport me verifikimin e rasteve është vetë AMA, ndërkohë që autoriteti qëndror përgjegjës për zbatimin e ligjit të konfliktit të interesit është ILDKPI. Ky është vënë në lëvizje me kërkesë të institucioneve publike, palëve të interesuara dhe kryesisht me nismën e tij. Kuvendi i Shqipërisë është institucioni qëndror epror për Këshillin e AMA-s.

    Pas kërkesës së bërë nga kreu i AMA-s është kryer verifikimi publik në QKB dhe ka rezultuar se Zylyftar Bregu është i regjistruar si person fizik në shkurt të 2015 me fushë të veprimtarisë “kultivim ullishte dhe agrume” dhe statusi është “aktiv”.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here