Deputetët socialistë rrëzojnë propozimet e Lleshajt: Nuk do pranohen në Policinë e Shtetit…

0
419

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, humb betejën e parë në Parlament me propozimet e tij.  Tek Komisioni i Sigurisë,  deputetët e partisë që emëroi Lleshajn si ministër hodhën poshtë disa nene në projekt-ligjin e propozuar nga vetë Lleshaj që u hapte rrugë ushtarakëve të futeshin në radhët e policisë. Sipas TV Klan, deputetët e majtë votuan pro, që në radhët e policisë të pranohen ushtarakë, por në vende të veçanta që i mungojnë Policisë së Shtetit, ndryshe nga propozimi që i hapte rrugë çdo ushtaraku të bëhej pjesë e uniformave blu. Po kështu u rrëzuan edhe nenet që në kriteret për emërimin e drejtorit të përgjithshëm dhe zv.drejtorit u hapej rrugë edhe ushtarakëve apo përfaqësuesve të tjerë në institucionet e sigurisë. U rrëzua nga deputetët e majtë edhe propozimi i ministrit për të përjashtuar efektivët që nuk marrin certifikatë sigurie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here